75 Mall Live Search
16:14 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy policë në veri të Mitrovicës

Dy zyrtarë policorë të Njësisë kufitare janë arrestuar sot pasdite në veri.

Burime të KosovaPress-it mësojnë se të arrestuarit janë G.S dhe D.K. Sipas këtyre burimeve, ata janë prangosur në lidhje me dyshimet për veprën “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e inspektoratit policor, por pa sukses.