75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Arrestohen dy rom në Obiliq, i sulmuan tre policë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Obiliq, të cilët dyshohen se kanë sulmuar tre policë.

“Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Rom pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Sipas policisë, tre zyrtar policor  kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Indeksonline/