10:35 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy serbë, kapen me 5 thasë duhan

Gjatë 24- orëve të fundit, është raportuar edhe për kontrabandim mallrash.

“SPK. Dheu i Bardhë 17.09.2020-18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre u është gjetur dhe sekuestruar një sasi  duhani (pesë thasë) pesha nuk është konfirmuar.  Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/