75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / k.v

Arrestohen dy shtetas serbë për kalim ilegal të kufirit afër Gjilanit

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në rrugën Stublinë-Dobërçan, pasi dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në mesditë, kur patrullat policore kanë identifikuar dhe shoqëruar të dyshuarit në stacionin policor për procedura të mëtejme.

Sipas vendimit të gjykatës kompetente, të dyshuarve u janë sekuestruar dokumentet e udhëtimit dhe janë urdhëruar që të paraqiten në gjykatë më 2 qershor 2025 për të vazhduar procedurat ligjore ndaj tyre.

Policia e Kosovës thekson se është e përkushtuar në ruajtjen e integritetit territorial dhe parandalimin e kalimeve ilegale të kufirit./IndeksOnline/