75 Mall Live Search
11:36 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohen dy shtetas të Iranit në Aeroportin e Prishtinës

Dy shtetas të Iranit janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi ata kanë tentuar të udhëtojnë drejt Gjermanisë, duke prezantuar dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, njëri nga shtetasit e Iranit, ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim të shtetit të Izraelit.

Me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Kurse, tjetri ka tentuar të udhëtoje në drejtim të Gjermanisë duke prezantuar pasaportë të shtetit të Çekisë. Me vendimin e prokuronit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/