75 Mall Live Search
22:09 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / Z S

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, paguan derivate të naftës me para të falsifikuara

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)– Prishtinë kanë arritur që të sigurojnë informata/prova se dy të dyshuarit shtetas të Shqipërisë në një pikë të derivateve janë furnizuar me derivate, dhe kanë kryer pagesë në vlerë prej 50 (pesëdhjetë) euro nga të cilat të gjitha në monedha nga 10 (dhjetë) euro.

Mirëpo pas pranimit të pagesës është vënë re se nga kartëmonedhat e ofruara 4 (katër) prej tyre janë të falsifikuara.

Lidhur me rastin informacionet e shpejta dhe efikase janë ofruar nga zyrtarë të Nësisë për Mbështetje të Trafikut Rrugor, informacione të cilat kanë ndihmuar në koordinimin e njësive relevante policore, ku edhe si rezultat të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar në Pikën Kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë– Prizren.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve po ashtu janë hasur edhe 780 (shtatëqind e tetëdhjetë) euro tjera (të gjitha kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara).

Të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit njëri nga të dyshuarit i cili ka kryer veprën Falsifikim i parasë është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërsa i dyshuari tjetër me urdhër verbal nga prokurori është liruar ne procedurë te rregullt./Indeksonline/