Arrestohen dy shtetas të Turqisë në aeroport, kishin pasaporta false
Dy shtetasë të Turqisë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi kishin prezantuar pasaporta franceze false.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dokumentet janë sekuestruar.
Ndërsa të dyshuarit pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës 06.12.2024 – 14:00. Një i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë është arrestuar për arsye se i njëjti gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aeroporti i Prishtinës 06.12.2024 – 14:00. Një e dyshuari femër shtetase e Turqisë është arrestuar për arsye se e njëjta gjatë legjitimimit të dokumenteve ka prezantuar një pasaportë franceze në emër të një personit tjetër që dyshohet se është e falsifikuara. Dokumenti i dyshuar për falsifikim është sekuestruar, ndërsa e dyshuara pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.