75 Mall Live Search
09:57 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / FR

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të mbi një kilogram narkotikë në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy burra janë arrestuar të premten në Fushë Kosovë, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “blerja, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.68 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 13 gram substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 centimetra, një peshore digjitale, dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Njësitë relevante policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre kanë gjete dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë, 13 gram substanca dyshohet të llojit kokainë, pesë bimë kanabisi  me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale  dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.