Arrestohen dy të dyshuar të përfshirë në një rrahje ditë më parë në Pejë

Dy të dyshuar të përfshirë në një rrahje e cila ndodhi më 4 korrik të këtij viti në rrugën “Uesli Klark” në Pejë, janë arrestuar.
Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media, ku bën të ditur se të dyshuarit janë kapur gjatë ditës së djeshme.
Njёri nga tё dyshuarit ka dorёzuar njё pajisje në formë arme (shkrepёse). Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orë.
Incidenti kishte ndodhur ditë më parë, ku policia pas informatës ka hasur në viktimën e rastit, i cili pati deklarua se është goditur nga një person me pjesën e poshtme të armës. Viktima atë ditë ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.
