Arrestohen dy të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në motel në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për dhunimin e një gruaje më 31 janar në një motel në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, më 01.01.2026 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

