Arrestohen dy të dyshuarit për rrahjen e rëndë sot në Pejë

Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një rrahje e rëndë në Pejë. Dy persona janë parë duke e goditur më mjete të forta një person tjetër të shtrirë në tokë.
Indeksonline ka siguruar pamjet e rrahjes mizore që ndodhi në Pejë.
Policia ka konfirmuar për Indeksonlinen se ka arrestuar dy personat e dyshuar dhe të njëjtit janë duke u intervistuar këto momente në Stacionin e policisë.
Nuk dihet ende arsyeja e kësaj dhune masive që ndodhi pak metra larg Gjykatës Themelore në Pejë dhe Stacionit të policisë.