Arrestohen dy të dyshuarit që e kërcënuan viktimën dhe i grabiten para
Më 23 dhjetor, rreth orës 15:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3800 franga zvicerane dhe 800 euro para të gatshme.
Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe rasti është hetuar nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale.
Pas një pune intensive hetimore, janë identifikuar të dyshuarit M. Q., (21 vjeç) dhe A. R., ( 24 vjeç).
Dje u arrestua i dyshuari M.Q., i cili ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa sot rreth orës 17:00, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A.R., nga i cili janë sekuestruar një shumë e parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal për veprën “Grabitja”.

