Arrestohen dy të kërkuarit nga Prizreni
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Grazhdanik të Prizrenit në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata.
I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.
Po ashtu, në rrugën Remzi Ademaj në Prizren, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një person dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit. /Indeksonline/