Arrestohen dy të mitur në rastin e hedhjes së koktej molotovit në drejtim të një shtëpie në Kishnicë

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona të implikuar në rastin e hedhjes së koktej molotovit në drejtim të një shtëpie në Kishnicë.
Të miturit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, raporton Indeksonline.
Siç njofton Policia, dyshohet që ngjarjes t’i kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyja palëve.
Njoftimi i plotë:
Më datë 06.11.2022, rreth orës 20:00, është pranuar informata se në fshatin Kishnicë, në drejtim të një shtëpie, është hedhur një shishe që dyshohet të ketë qenë e mbushur me substancë në gjendje të lëngshme e cila ka mbetur të konfirmohet pas ekzaminimeve të nevojshme. Ndërkohë që kanë vijuar veprimet hetimore të ndërmarra nga ana e hetuesve policor, sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rast.
Kësisoj të dyshuarit, që të dy të mitur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.Aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të vepres penale “Shkaktim I rrezikut të përgjithshëm” përderisa dyshohet që ngjarjes ti kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyja palëve./Indeksonline/