Arrestohen dy të mitur për vjedhjen në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim të cilët dyshohen për vjedhje në fshatin Dremjak të komunës së Ferizajt.
Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit dhe me pëlqimin e familjarëve, ka kryer katër bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve.
Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj.
Si rezultat i këtyre bastisjeve, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin në kërkim policor: E.H. (16 vjeç), V.L. (16 vjeç).
Ndërsa, kujtojmë se të hënën, rreth orës 22:00, hetuesit policorë të stacionit policor të Ferizajt arrestuan në flagrancë tre persona të dyshuar për vjedhje në fshatin Dremjak, komuna e Ferizajt: A.H. (24 vjeç), A.H. (20 vjeç) dhe E.S. (16 vjeç)./IndeksOnline/