75 Mall Live Search
22:08 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / MSH

Arrestohen dy të rinj në Prishtinë, sekuestrohen narkotikë dhe para të falsifikuara

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën dyshimin për përfshirje të të dyshuarve në vepra penale që lidhen me lëndët narkotike, kanë trajtuar një rast në koordinim me organet e drejtësisë.

Në vazhdën e trajtimit të rastit, janë kryer kontrolle në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, ku gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

  • 4 qese të mbushura me kërpudha narkotike me peshë  106.7 gr.,
  • 186 copë ekstazi,
  • 5 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë narkotike-MDMA me peshë 17 gr.,
  • 4 qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë me peshë 22.1 gr.,
  • 4 qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gr.,
  • 1 qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë me peshë 0.7 gr.,
  • 440 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara,
  • 2 peshore elektronike,
  • 700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogël.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar: R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar). Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe ‘falsifikim i parasë’.

Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.