75 Mall Live Search
20:20 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Arrestohen dy të rinj nën dyshimin për grabitje të armatosur, policia iu gjen marihuanë

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme , që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur me datën 23 gusht 2021 në Fushë Kosovë, saktësisht në një pompë derivatesh.

“• A. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe • P. O, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes. Në koordinim më prokurorin hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë: -një sasi të substancës narkotike (marihuanë)”, theksoi Ahmeti.

Ndërsa ka bërë të ditur se personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.