09:13 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy të rinj – vjedhin vegla pune e rroba, në Vushtrri

Një rast i veprës penale “vjedhje e rëndë në tentativë” është raportuar gjatë natës në Stacionin policor në Vushtrri, ku si rezultat i një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë arritur të identifikonin dhe të arrestonin dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.


Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se rreth orës 03:30 të 17 janarit 2020, në rrugën “Trepça’’ në Vushtrri, dy të dyshuarit në bashkëveprim, në një shtëpi private kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”, me ç’rast nga shtëpia kanë vjedhur vegla pune dhe veshmbathje të ndryshme.

Sendet e vjedhura pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit. Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarve E. SH., 25- vjeçar dhe A. V., 23- vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.