75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 15 Janar 2026 / B XH

Arrestohen dy të rinj për 8 vjedhje të parave në aparatet e larjes së veturave

Zyrtarët nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Obiliq kanë arritur të identifikojnë gjashtë persona të dyshuar për vjedhje të rënda, dy prej të cilëve janë arrestuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Të dy personat e arrestuar janë të moshës 18-vjeçare. B.B. dhe D.O..

Sipas Policisë, ata dyshohet se janë të përfshirë në së paku tetë raste të vjedhjeve të rënda, kryesisht të parave nga aparatet e pagesave për larje veturash (vetëshërbim) në rajonin e Prishtinës.

Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetuesit janë ende në kërkim të katër personave të tjerë të dyshuar, të cilët tashmë janë identifikuar.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rasteve dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë. /IndeksOnline/