75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / FR

Arrestohen dy vëllezër në Junik, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy vëllezër pasi u rrahën mes vete në Junik.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Junik 15.10.2024-22:20. Raportohet se në rrethana të panjohura janë rrahur mes veti dy vëllezër. Të dyshuarit janë arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.