Arrestohen dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj, pranuan ryshfet prej 400 eurosh
Dy zyrtarë të KEDS-it, janë arrestuar nën dyshimin për pranim ryshfeti në sektorin privat në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë, zyrtarët e KEDS-it dyshohet se kanë pranuar pranuar 400 euro para të gatshme nga një person. Paratë janë marrë me premtimin se do t’i zëvendësonin njehsorin elektrik në një afat të shkurtër kohor.
Rasti është cilësuar si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat”, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. ‘Dëshmorët e Kombit’, Ferizaj 25.02.2026-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi ata nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtimin se do i zëvendësonin njehsorin elektrik për një kohë të shkurtër. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

