75 Mall Live Search
10:32 / E Premte, 31 Maj 2024 / S Z

Arrestohen gjashtë burra për dhunë në familje

Gjashtë burra janë arrestuar brenda 24-orëve, për dhunë në familje. Rastet kanë ndodhur në qytetet të ndryshme të Kosovës, si Fushë-Kosovë, Lipjan, Prishtinë,  Podujevë dhe Gjilan.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit në Lipjan kanë ndodhur dy  raste të dhunës në familje. Një burrë është arrestuar në Lipjan pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj gruas.

“Lipjan 30.05.2025-12:00. Është shoqëruar  i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Në po këtë qytet është arrestuar dhe një burrë tjetër për dhunë psiqike ndaj gruas.

“  Lipjan .30.05.2025-12:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj saj, pas intervistimit me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ndërkaq në Fushë-Kosovë është arrestuar një burrë pasi që i kishte rrahur dy femra.

“ Fushë-Kosovë 30.05.2024 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra kosovare.  Dy viktimat pas intervistimit janë kthyer në banesën e tyre, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Prishtinë është arrestuar një burrë, pasi që përveç dhunës psiqike, kishte tentuar dhe ta godiste viktimën femër.

“Prishtinë  30.05.2024, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare si dhe i njëjti kishte tentuar ta godas viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Një burrë është arrestuar dhe në Podujevë pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar viktimën femër.

“Podujevë  30.05.2024, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

E një rast i dhunës në familje është raportuar dhe në qytetin e Gjilanit.

“Gjilan  29.05.2024 – 23:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  kishte ushtruar dhunë psikike ndaj  viktimës femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Pasi që i njëjti me datën 30.05.2024 ka përsëritur dhunën psikike  dhe është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Indeksonline/