Arrestohen 6 persona në Pejë, organizonin lojëra fati ilegalisht
Për veprën penale Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm janë arrestuar 6 të dyshuar meshkuj k-shqiptarë të shtunën në Pejë.
Të cilët sipas policisë, janë hasur duke luajtur bixhoz.
“Gjatë bastisjes së lokalit janë gjetur topa me numra dhe disa chipa. Të gjitha këto gjësende janë konfiskuar si dëshmi. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt”, thuhet në raportin njoftues./Indeksonline/