Arrestohen gjashtë persona në Viti, u përleshën mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar në Viti, pasi që ata pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur mes vete.
Në raportin 24-orësh thuhet se si pasojë e rrahjes, lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gramë substancë të dyshuar narkotike.
“Viti 15.10.2025-14:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.