09:39 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Arrestohen gjashtë persona në kryeqytet nën dyshimet për prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë dhe pesë gra në kryeqytet nën dyshimet për prostitucion.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy të dyshuarat janë liruar me procedurë të rregullt.

“Prishtinë (NN) 16.12.2020 – 14:00. Lidhur me rastin, janë arrestuar, një mashkull kosovar dhe pesë femra kosovare. Janë kontrolluar dy lokale, ku janë sekuestruar katër telefona mobilë, dy DIVIAR dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarat janë liruar me procedurë të rregullt”, njofton policia.