Arrestohen hajnat e Klinës, shih gjësendet e vjedhura, që iu gjeten në shtëpi
Të mërkurën janë arrestuar dy persona në Klinë dhe një i tretë është në kërkim me dyshimin se kanë vjedhur gjëra të ndryshme në fshatrat përreth, shkruan Indeksonline.
Njësia e hetimeve te Stacionit policor- Kline, ka pranuar një informate se ne rrugën “Mustafë Kruja” pn. në Prishtinë, gjendeshin tre personat e dyshuar, të cilët kishin kryer vjedhje të rënda në rr. “Leonard Palucaj” në Klinë, disa vjedhje tjera në Klinë dhe në disa fshatra përreth.
Gjësendet e vjedhura i kishin fshehur në shtëpinë ku ata ishin duke jetuar me qira përkohësisht, në adresën e sipërcekur.
“Më 19.11.2019, rreth orës 18:30, Njësia e hetimeve të Stacionit policor në Klinë pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit të Prokurorisë Themelore të Pejës, njëkohësisht edhe me Prokurorin e Shtetit të Prokurorisë Themelore të Prishtines dhe me urdhrin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatëse Themelore në Prishtine, është kryer bastisja e shtëpisë ku jetonin të dyshuarit.
Gjatë bastisjes hetuesit kanë takuar dhe arrestuar te dyshuarit Z.S. i lindur vitin 1981 shtetas shqiptar nga Kosova dhe XH.M. lindur vitin 1995 shtetas shqiptar i Shqipërisë, ndërsa i dyshuari i tretë nuk kishte qenë në shtëpi, por hetuesit policorë e kanë të njohur identitetin e tij, është në kërkim për ta arrestuar”, thuhet në njoftim.
Gjatë bastisjes si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Një (1) motor sharrë e tipit Partner P351XT, made in USA, një (1) makine elektrike për qethje te tipit STAREX, made in Japan, një (1) kaçavidë, pesë (5) shishe te mbushura me alkool (3- cavalier, 1 fisher, 1 jegermaister), një (1) fotoaparat te tipit OLIMPUS, një (1) aparat dore Laser Stanley, një (1) matës i rrymës elektrike Cobra DT-832,
tri (3) çanta te ndryshme, tri (3) palë atlete, tri (3) palë këpucë me qafë, një (1) pale patika (atlete) te bardha, dy (2) çanta krahu, dy (2) pale këpuce te ndryshme.
Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor Kline për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës gjatë intervistës kanë pranuar se të tretë së bashku kanë kryer veprën e vjedhjes rëndë.
Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë./Indeksonline/
