75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen hajnat në Zahaq të Pejës, i shkatërronin veturat në autoservis

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni policor i Pejës, më 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale “mashtrim” dhe “dhënie ndihme në kryerje të veprës penale”.

Viktima e rastit pronar i automjeteve (Rent a Car) me seli në Prishtinë, ka deklaruar se më 15.11.2019 një person dyshohet se me dokumente të prezantuara fals, ka marrë me qira veturën ‘VW GOLF VII’, ngjyrë e bardhë dhe me targa (KS), të cilën nuk e ka kthyer më.

Viktima e rastit, tjetër po ashtu pronar i automjeteve (Rent a Car), me seli në Fushë- Kosovë, ka deklaruar se më 09.11.2019, ai person i prezantuar, dyshohet me dokumente fals si më sipër, ka marrë me qira veturën ‘VW GOLF VI’, ngjyrë e kaltër, me targa regjistrimi (RKS) dhe nuk e kishte kthyer veturën te pronari.

Njësiti i hetimeve në Stacionin policor në Pejë, menjëherë ka vazhduar me hetimin e rasteve dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, më 21.11.2019 kanë shkuar në bastisje në një autoservis në fshatin Zahaq, ku te shtëpia e pronarëve të dyshuar kanë gjetur në posedim vetura të tjera të shkatërruara në pjesë.

Njësiti i hetimeve në Stacionin policor në Pejë ka vazhduar punën hetimore në shumë lokacione, me ç’rast kanë identifikuar personin e dyshuar, i cili me anë të dokumentit të falsifikuar, me datat e sipëcekura kishte marrë veturat e në fjalë me qira në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë.