75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 01 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen hajnat që kryen grabitjen e armatosur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka filluar qysh në mëngjesin e 1 janarit aksionin për kapjen e autorëve që plaçkitën dje argjendarinë në Ferizaj.

Policia ka kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme dhe ka shoqëruar për në stacionin policor tre persona të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë.

Sipas raportit të Policisë, dy persona të dyshuar e të maskuar kishin  grabitur një sasi ari pasditen e së hënës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri dhe me forcë kishin marrë një veturë me të cilën gjatë ikjes kishin aksidentuar dy vetura.