Arrestohen 4 persona për shitblerje narkotikësh, konfiskohen armë dhe para të gatshme
Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në kuadër të veprimeve policore për hetimin dhe parandalimin e trafikimit me narkotik, sot më 05 qershor 2026
sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore të Gjakovës ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në Gjakovë.
Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar;
-Substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë rreth 293.96 gramë,
-Substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë rreth 124 gramë,
- Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth 13 gramë,
- Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gramë,
-Një armë zjarri e shkurtër me dy fishekë,
-Një pushkë ajrore pa numër serik,
-90 fishekë kalibër të ndryshëm,
-Para të gatshme në shumë 6536.76€, 474 dollarë amerikanë dhe 60 franga zvicrrane, si dhe
-Pesë telefona mobil të llojeve të ndryshëm. Katër personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar pranë zyrave të DHTN-së në Gjakovë për
intervistim nën dyshimin për përfshirje në veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori
kujdestar i cili ndaj tyre ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h. Policia e Kosovës mbetet e angazhuar seriozisht në luftën kundër veprave kriminale, në veçanti kundër abuzimit dhe shpërndarjes së narkotikëve dhe është e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

