75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona në Deçan, pas një përleshje fizike

Katër persona të dyshuar janë arrestuar në Deçan, pasi që të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në një përleshje fizike.

Si pasojë e përleshjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/