75 Mall Live Search
08:41 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / MSH

Arrestohen katër persona në Podujevë, policia sekuestron një AK47

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar në Dumnicë të Podujevës.

Të dyshuarit raportohet të jenë përfshirë në një përleshje mes vete, dje rreth orës 19:29, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, dyshohet që një armë AK47 është përdorur gjatë incidentit.

Arma, karikatori me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja janë sekuestruar.

“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga arma e zjarrit, dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata janë dërguar në mbajtje, me inicim të rastit./IndeksOnline/