75 Mall Live Search
10:53 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer prostitucion

Janë arrestuar katër persona mbi dyshimin se kanë mundësuar ose detyruar në prostitucion.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se  pas hetimit të zhvilluar njësiti DHTQNJ ka arrestuar një mashkull dhe tri femra   mbi dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartëcekur, përcjellë Indeksonline.

Sipas Policisë thuhet se me vendimin e prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/