75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / k.v

Arrestohen katër persona në Prishtinë, në veturë iu gjet drogë

Janë arrestuar katër të dyshuar në Prishtinë për posedim shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike.

Arrestimet kanë ndodhur të martën në orën 18:00 në rrgën “Jakoc Xoca” në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit të veturës së tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/