11:03 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona në QKUK, sulmuan sigurimin e lënduan dy policë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar të cilët kishin tentuar të hyjnë me dhunë brenda objektit në QKUK duke sulmuar punëtorin e sigurimit.

Sipas raportit të PK-së, gjatë intervenimit dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Gjithashtu, një prej dy të dyshuarve ka marrë tretman mjekësor.

Katër personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit, lirohen në procedurë të rregullt./Indeksonline/