Arrestohen katër persona, në shtëpinë e njërit u gjendën gjësende të vjedhura dhe narkotikë
Pas një pune hetimore të zhvilluar nga policia dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, me ç’rast në shtëpi i janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 40.7gr, dy biçikleta, një hillt, një llaptop, një kositëse e barit dhe disa gjëra të tjera.
Të gjitha këto dyshohet se janë vjedhur. Poashtu gjatë kontrollit në shtëpin e të dyshuarit janë takuar edhe tre personat të dyshuar të tjerë.
Katër personat e dyshuar pas arrestimit dhe intervistimi me vendimin e prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/