75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 11 Korrik 2023 / L K

Arrestohen katër persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ne katër raste të ndara në dy komunat, Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Të njejtit kishin ushtruar dhunë në familje.

PK-ja ka njoftuar se tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt, njofton IndeksOnline.