75 Mall Live Search
15:27 / E Hënë, 31 Janar 2022 / k.v

Arrestohen katër persona për vjedhje të rënda

Në kuadër të angazhimeve policore, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, po ashtu dhe sigurisë së pasurisë, me qellim të parandalimit, zbulimit dhe kapjes të personave të dyshuar, zyrtarët policor në Gjakovë, njësia e hetimeve gjatë punës operativo- hetimore ka arritur të identifikojë dhe sot më datë 31.01.2022 ka arrestuar katër persona:

  • H.SH., i lindur 1994, r.k,
  • E.Q., i lindur 1997, r/k.
  • F.B., i lindur 2000, r/k dhe
  • B.L., i lindur 200, r/k

të dyshuar për vepra penale – vjedhje në lokacione të ndryshme në zonën e përgjegjësisë që ka Stacioni policor – Gjakovë

Në vazhdën e dëshmive, njërit nga të dyshuarit i vihet në barrë vepra penale – Vjedhje e rëndë, respektivisht vjedhje e kabllove elektrike në vlerë rreth 11.000 euro.

Pas mbledhjes se dëshmive dhe intervistimit të tyre, në konsultim me prokurorin kujdestar të njëjtëve ju shqiptohet masa e ndalimit prej 48 orësh./IndeksOnline/