75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 16 Janar 2025 / MSH

Arrestohen katër të dyshuarit që vodhën dhe tregtuan gjësende në dy restorante në Jezerc

Katër persona kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet të kenë qenë autorë të një vjedhjeje në Jezerc.

Dy të arrestuarit dyshohet që në dy restorante në Jezerc kanë vjedhur gjësende dhe pije alkoolike, për t’i shitur më pas te dy të dyshuarit tjerë.

Në njoftimin e policisë thuhet:

“Në restorantin e parë janë vjedhur:

Tre televizorë dhe tre të tjerë janë dëmtuar (vlera rreth 6,000 euro), arka fiskale, një monitor dhe kabllo elektrike (vlera rreth 8,000 euro), wshtë dëmtuar gjithashtu edhe dera e hyrjes.

Në restorantin e dytë janë vjedhur:

Një gjenerator elektrik (vlera rreth 1,400 euro), disa shishe alkoolike të ndryshme, vlera nuk dihet.”

Rasti ka ndodhur më 30 dhe 31 dhjetor të vitit që lëmë pas, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet e ditur se katër të dyshuarit, M.G (21 vjeç), L.B (22 veç), Xh.G (33 vjeç) dhe G.H (32 vjeç) janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale”.

Gjësendet e vejdhura janë sekuestruar përkohësisht nga policia./IndeksOnline/