75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 20 Prill 2023 / k.v

Arrestohen kontabanduesit e kafshëve/ Nuk u ndalën në pikë kontrolli dhe më pas sulmuan policinë

Janë arrestuar dy të dyshuar në fshatin Debëllde të Vitisë për arsye se nuk u janë ndalur zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli.

Pas ndjekjes, policia ka rritur ta ndalojë kamionin me të cilin po lëviznin të dyshuarit dhe njëri prej tyre e kishte sulmuar një zyrtar policor, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në kamionin e të dyshuarve janë gjetur 11 krerë gjedhe që dyshohet se i kishin futur ilegalisht nga Maqedonia e Veriut.

Me vendim të prokurorit, kamioni dhe kafshët i janë dërguar doganës, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/