75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Arrestohen motrat, ushtruan dhunë brenda familjes

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy femra nga Drenasi, pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona të kësaj familje, transmeton Indeksonline.

Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

“Drenas 14.04.2021-20:25. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që dyshohet se të njëjtat, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare kanë ushtruar dhunë brenda familjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar katër persona. Të gjithë të lënduarit, kanë pranuar tretman mjekësor, dhe pastaj janë liruar. Palët janë intervistuar në prani të punëtorit të QPS-së, dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, (dy) të dyshuarat janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/