12:12 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / L K

Arrestohen në Emiratet Arabe dhe Belgjikë 2 shqiptarë të shpallur në kërkim, emrat e tyre…

2 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë.

Përmes një njoftimi për mediat policia e shtetit bëri me dije se u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas

Gjithashtu, u kap në Belgjikë, shtetasi Armando Gropa, 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.