75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / kutia

Arrestohen në Pejë dy të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Rajonale e Pejës ka bërë të ditur se ka arrestohen dy persona tё dyshuar për disa vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘Blerje, pranim ose fshehje e sendeve tё përfituara në kryerjen e veprës penale’.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, me datёn 11.10.2020, ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Bill Klinton’ nё Pejё, ka ndodhur njё rast Vjedhje e Rёndё”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ata kanë vënë në dukje se Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore me datё 31.10.2020, ka arritur tё identifikoj dhe arrestoj tё dyshuarit: A.G, lindur me 1999 dhe  V.M, lindur me 1987.         

Pas intervistimit tё dyshuarit tё dytё i njëjti ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari i parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn “vjedhje e rёndё’, poashtu gjatё intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesё (5) vepra tё tjera tё natyrёs sё njejtё.     

Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit i ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parё pas intervistimit ndalohet pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari i dytё lirohet nё procedurë tё rregullt.