Arrestohen një femër e një mashkull, u gjendet drogë në veturë

Në fshatin Komoran dje është ndaluar një veturë “Golf 4” me targa vendi ku gjatë kontrollit në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 21.25.1 gramë (2 kg e 125.1 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Lidhur me këtë është njoftuar prokurori i shtetit dhe GJPP me urdhër verbal të së cilit është kontrolluar banesa (me qira) e të dyshuarit në rrugën “C”, në Prishtinë, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan një peshore digjitale dhe një folje, e cila shërbente për mbështjelljen dhe mbajtjen e narkotikëve, transmeton Indeksonline.
Po ashtu është sekuestruar edhe vetura “Golf 4” me targa vendi dhe dy telefona.
“Pas intervistimit të dyshuarit mashkull dhe femër me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje 48 orë”./Indeksonline/