09:27 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Arrestohen një mashkull dhe një femër në Gjilan, për posedim të drogës ‘Heroinë’

Janë arrestuar një mashkull dhe një femër në rrugën ‘Binaze Kaqabaqi’  në Gjilan, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar 19.7 gramë substancë narkotike e llojit ‘Heroinë’.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/