08:28 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrestohen personat që sulmuan trajnerin e shqiptar

Zbardhet ngjarja e sulmit me armë të trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka. Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë identifikuan dhe arrestuan Nehat Fojletën, 19 vjeç dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç, të dy banues në Shkodër. Më 22 shkurt rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e “Vllaznisë”.

Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues i këtij mjeti ka qenë Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit. Është duke u punuar për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje. /lapsi/

Temat: