75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / Z S

Arrestohen pesë persona, konfiskohen pushkë gjuetie e 68 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme pese persona pasi që ata kishin dalë në gjueti me armë gjahu për të cilat nuk posedonin leje.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 5 pushkë gjuetie, një pushkë karabinë dhe 68 copë fishekë të armës së gjuetisë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berbishtë të Komunës së Leposaviqit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/