75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 12 Maj 2025 / S Z

Arrestohen pesë persona në Viti, u përleshën për një kontest pronësor, njëri nga ta shtiu me armë

Pesë persona janë arrestuar në Viti, pasi që janë përfshirë në një  rrahje  me dy persona të tjerë, për shkak të një kontesti pronësor.

Gjatë këtij incidenti njëri nga të dyshuarit ka shtënë me pistoletë në drejtim të tokës. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Bellancë, Viti  11.05.2025 – 14:10. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për arsye se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve ka shtënë tri herë në drejtim të tokës me pistoletë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/