10:39 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen pesë persona në Vitromiricë, posedonin narkotikë

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar në Vitromiricë të Pejës, tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

Kokainë me peshë 24.2 gramë dhe tri qese me substanca narkotike të dyshuara si marihuanë me peshë 16.6 gramë, transmeton Indeksonline.

Pas intervistimit dy të dyshuar me vendi mtë prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/