Arrestohen pesë persona për vjedhje në një banesë në Prishtinë

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë kryer një vjedhje në një banesë në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 8 mars 2025, rreth orës 23:30, kur të dyshuarit kishin arritur të vidhnin para të gatshme, parfume dhe sende të tjera me vlerë, transmeton IndeksOnline.
Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/