17:49 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / LB

Arrestohen pesë persona, Prokuroria e Policia njoftojnë se për çfarë vepra dyshohen

 Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë zhvilluar hetime intensive, me qëllim të zbardhjes së veprimtarisë kriminale të disa personave të dyshuar në kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më  datë 10.10.2023, në bashkërendim u realizua operacioni policor, ku janë arrestuar pesë (5) persona, të cilët dyshohen se në mënyrë të organizuar si grup kriminal kanë kryer vepra penale si: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nganeni 277 lidhur me veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabandimi me migrantë”, sipas KPRK-së.

Në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike dhe planeve operacionale, që kanë për qëllim luftimin e veprimtarive kriminale, që ndërlidhen me fushën e krimit të organizuar, operacioni policor është realizuar në rajonin ePrishtinës dhe Mitrovicës Jugore, i cili ka përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë arrestuar të dyshuarit me iniciale si në vijim:

  1. K. K.                        viti i lindjes 1965          m/kosovar
  2. G. T.                        viti i lindjes 1969      m/shqiptar/Shqipëri 
  3. E. A.                      viti i lindjes 1970          m/kosovar        
  4. H. H.                      viti i lindjes 1978          m/kosovar
  5. E. R.                       viti i lindjes 1992          m/kosovar

Gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, janë gjetur pajisje për prodhimin e dokumenteve të udhëtimit për në shtete të ndryshme të cilat janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

  • (21) pasaporta të shteteve të ndryshme evropiane,
  • (5) leje qëndrimi, letërnjoftime dhe patentë shoferë të shteteve të ndryshme,
  • Pajisje dhe materiale te ndryshme elektronike që dyshohen për prodhimin e dokumenteve,
  • (4) telefona mobilë,
  • (1860) euro
  • (48700) lekë
  • (10) funta
  • (395) lira turke
  • (1) veturë me targa të Kosovës
  • (1) veturë me targa të Shqipërisë

     

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pesë (5) të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe për të njëjtit është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.